Meta kujton Kokalarin: Fakti që mendoj ndryshe, s'do të thotë se e dua vendin tim më pak se ju

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar me nderim, në 38-vjetorin e vdekjes, Martiren e Demokracisë, Musine Kokalari.

"Me nderimin më të thellë, përkujtojmë sot simbolin e rezistencës, të intelektuales së mirëfilltë dhe të fuqisë së gruas shqiptare, disidenten e paharruar, patrioten, aktivisten përparimtare sociale dhe politike, Musine Kokalari, që në periudhën më të errët, ndriçoi për të mos u shuar kurrë, me idetë e saj frymëzuese në çdo kohë për mbrojtjen e demokracisë, të lirisë, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor."