Zyrtare, Ardian Ismajli mbetet në Serinë A. Kalon nga Spezia te Empoli
Aventurë e re për mbrojtësin shqiptar, Ardian Ismajli.
Lojtari kuqezi që sezonin e kaluar bëri një kampionat shumë të mirë me Spezian, është larguar përfundimisht nga këtu për t’u zhvendosur në një tjetër ekip po në Serinë A, që është Empoli.
24-vjeçari sipas njoftimit të bërë nga Empoli është blerë përfundimisht nga Spezia teksa shifrat ende nuk janë bërë të ditura por lojtari vlerësohet 2.5 mln euro nga transfermarkt.
U përfol edhe për një operacion për përfshirjen e një tjetër lojtari nga Empoli, por në njoftim nuk citohet diçka e tillë ndaj dhe operacioni është mbyllur me blerjen përfundimtare të kartonit të Ismajlit.
Mbrojtësi shqiptar është një titullar fiks i Kombëtares shqiptare dhe te Empoli vjen si një titullar gjithashtu ku dhe do të gjejë një lojtar tjetër aspirues siç është Nedim Bajrami.
Kujtojmë që Empoli është një ekip ku lojtarët shqiptarë kanë bërë mirë siç janë Hysaj dhe Veseli ku kanë luajtur dhe janë rritur në një skuadër të tillë.
