Në kërkim të një bomberi. Atl. Madrid përgatit ofertën 70 mln euro për Vlahoviç

Atl Madrid deri tani ka bërë vetëm një goditje të rëndësishme në merkato me Rodrigo De Paul të blerë 35 mln euro nga Udinese. Drejtuesit vijojnë të punojnë për përforcimin e skuadrës për sezonin e ri dhe është domosdoshmëri afrimi i një numri "9".


Simeone ka vetëm Luis Suarez si qendërsulmues dhe i duhet një tjeter lojtar teksa Rafa Mir është opsioni më i leverdisshëm dhe i lirë por zërat e fundit flasin për një përshpejtim të bisedimeve me Fiorentinën për Dusan Vlahoviç.

Sulmuesi serb shpertheu sezonin e kaluar me 21 gola në Serinë A dhe çmimi i tij është rritur së tepërmi ndaj dhe Atl Madrid po bën gati një ofertë të majme. 70 mln euro në total është oferta me gjithë bonuse e Atl Madrid e megjithatë, Fiorentina po negocion rinovimin me lojtarin.


Nëse rinovon menjëherë, do të jetë tepêr e vështirë për ta marrë menjëherë lojtarin këtë verë kur dihet që Vlahoviç shihet edhe si pasuesi i mundshëm i Lukakut te Interi.