Aksident në Gjirokastër, përplasen dy makina, plagoset shoferi dhe pasagjeri

Një aksident ka ndodhur në Gjirokastër në afërsi të NSHN-së.

Dy automjete me targa greke, njëra tip Hyundai dhe tjetra Ford janë përplasur.

Nga përplasja ka patur dëme të konsiderueshme të dy automjeteve si dhe janë plagosur lehtë drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer.

Sipas informacioneve të para ata janë emigrantë që kanë ardhur në Shqipëri.

Mendohet se shkak për aksidentin ka qenë një parakalim i gabuar.

Ne vendngjarje ka shkuar ambulanca dhe policia.