Kashar, rrëzohet dhe e zë poshtë depozita e ujit, ndërron jetë 54-vjeçarja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Gusht 2021, 16:21
Një 54-vjeçare ka gjetur vdekjen mbrëmjen e djeshme në Kodër-Mëzes, Kashar.
Sipas policisë ajo është rrëzuar aksidentalisht dhe e ka zënë poshtë depozita e ujit.
"Më datë 10.08.2021, në Kodër-Mëzes, Kashar, në katin e dytë të banesës aksidentalisht është rrëzuar dhe e ka zënë poshtë depozita e ujit dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasja N. H., 54 vjeçe." - njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
