Atentati në Theth/ Nikolin Koçeku gjobë 600 euro 28 vjeçarit nga Dobraçi, vëllai i bëri pritë por ngatërroi objektivin
23 vjecari Paulin Harusha, që mbeti i plagosur në një atentat me armë mbrëmjen e 9 Gushtit në rrugën e Thethit, ishte shenjestër e gabuar.
Objektiv i sulmit me armë ishte një 28 vjecar banues në Dobraç që sipas policisë së Shkodrës udhëtonte me makinë pas tij.
Ky i fundit sipas bluve ishte nën shantazh nga Nikolin Koçeku i cili i kërkonte 600 euro pas një konflikti të mëparshëm që kishin pasur.
28 vjeçari nuk e ka paguar gjobën ndaj mbrëmjen vëllai i gjobëvënësit i ka dalë në pritë në rrugën e Thethin në drejtim të fshatit Nderlysë.
Por Kujtim Koçeku, e ka ngatërruar objektivin dhe armën e zjarrit e ka shkrehur ate ndaj makinës së 23 vjecarit Paulin Harusha.
I riu fatmirësisht shpëtoi me plagë të lehta të cilat nuk i rrezikojnë jetën.
Ai shkoi vetë në Spitalin e Shkodrës nga ku dha alarmin për atentatin dhe vuri në lëvizje policinë.
Mbi bazë të dëshmive e provave, grupi hetimor arriti të zbardhë të gjithë dinamikën dhe motivet e ngjarjes që rrezikoi të prodhojë një viktimë të pafajshme në mes të rrugës!
Në pranga përfunduan vellezërit Kujtim dhe Nikolin Koçeku, përkatësisht 38 dhe 37 vjeç.
I pari akuzohet për vrasje të mbetur ne tentativë, ndërsa i dyti “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
35 persona janë vrarë në 7 muajt e parë të vitit, ndërsa numri i të plagosurve është më i lartë në ngjarjet kriminale është më i lartë.
