Rama: Qeveria gjermane e mbështet Open Ballkan, dera është e hapur, por nuk përfshijmë kënd me zor
Kryeministri Rama ka reaguar sërish lidhur me Ballkanin e Hapur, këtë herë në Twitter ku shkruan se qeveria gjermane e mbështeska Open Ballkan ndryshe nga çfarë u thuhet njerëzve në Prishtinë e Tiranë.
Sipas Ramës qeveria gjermane thotë se Open Balkan duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe kështu duhet të jetë e ndaj dera është e hapur, por as nuk përfshihet dot kënd me zor.
Rama: ÇUDI! Qeveria gjermane e mbështeska Open Balkan ndryshe nga çfarë u thuhet njerëzve në Prishtinë e Tiranë prej atyre që s'pyesin për Amerikën dhe jo vetëm kaq, po kërkon nënshkrimin urgjent të marrëveshjeve për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan në 6 tetor! Open Balkan thotë qeveria gjermane duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe po, patjetër, kështu duhet të jetë e ndaj dera është e hapur, por as nuk përfshijmë dot kënd me zor, as nuk rrimë dot të presim sa t'u mbushet mendja atyre që s'duan të kuptojnë se kjo është rruga e të ardhmes!
