Plani i arratisjes nga 313/ Nuk kontrolluan çantën e kuqe me 17 metra litar, 6 gardianë ne hetim

Fatmir Pjetri dhe Arbër Çekaj tentuan të arratisen nga burgu 313 në Tiranë në datën 8 gusht 2021. Tentativa e tyre dështoi pasi u ndaluan nga punonjësit e burgut.

Çekaj dhe Pjetri tentuan të arratiseshin me një litar 17 metra të gjatë të thurur vetë dhe një çengel qe do t'i mundësonte zbritjen e tyre nga muri i lartë i burgut.

Në dosjen e siguruar nga Ora Neës, mësohet se litarin 17 metra të gjatë, çengelin dhe levën e hekurit Fatmiri i mbante në çantën e kuqe me të cilën ka dalë nga dhoma dhe ka shkuar deri tek vendi që ka kapërcyer nga tarraca e godinës, ajrosja.

Në lidhje me këtë punonjësit e policisë akuzohen se nuk kanë ushtuar kontroll fizik dhe të mjeteve apo pajisjeve që Fatmir Pjetri kishte me vete në këtë çantë.

Gjashtë punonjësit e policisë që akuzohen për "Shpërdorim detyre" janë Gëzim Ramushi, Saimir Shahini, Bashkim Muça, Olti Myzyri, Redion Maloku, Edmond Prenga.

Arbër Cekaj, Fatmir Pjteri dhe Lulzim Çepele dolën sot (11 gusht) para trupës gjykuese për tu njohur më masën e sigurisë.