Citroeni godet nga pas zetorin në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, plagosen rëndë 2 shoferët

Një aksident është shënuar pasditen e sotme rreth orës 17:10, 11 gusht në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, në afërsi të fshatit Dushk.

Mësohet se mjeti tip "Citroen" ka goditur nga pas një zetor që ishte duke udhëtuar drejt tregut dhe ishte i ngarkuar me prodhime bujqësore, rrush.

Përplasja ka qenë tepër e fortë duke shkatërruar mjetin bujqësor dhe vetura është ktheyr përmbys.

Nga aksidenti janë dëmtuar rëndë shtetasit Everest Graci, drejtuesi i mjetit "Citroen" dhe  shtetasi Arian Beqiri që drejtonte zetorin. Mësohet se dy të plagosurit ndodhen nënë kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.