Tërmeti i 26 nëntorit/ Rindërtimi i shtëpive në Kombinat ecën me ritme të ngadalta

Vendi ynë humbi 51 persona nga tërmeti i 26 nëntorit ndërsa shumë të tjerë mbetën të plagosur. Bilanci i dëmeve të shkaktuara ishte po aq i rëndë

Edhe pse më 26 nëntor bëhen 2 vite nga tërmeti shkatërrimtar në vendin tonë procesi i rindërtimit po ecën me ritme të ngadalta

Ndërsa në Sharrë, në dalje të Kombinatit duket se procesi i rindërtimit po ecën me ritme shumë të ngadalta.

Këtu jemi në Sharrë në dalje të saj, aty ku më në fund ka nisur puna për ndërtimin  e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti.

Tirana është një prej zonave ku banorët ankohen se procesi i rindërtimit po vonon duke i lënë banorët pa shtëpi për një kohë të papërcaktuar.