"Ne kemi detyra të tjera", Peleshi shigjeton Dritan Lelin për zjarret: Le të rrinë këtu çdo natë

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, foli për situatën e zjarreve në vend. Në një komunikim online, Peleshi theksoi se aktualisht situata është më e qetë dhe se deri më tani janë shur 175 vatra.

Peleshi shigjetoi Dritan Lelin në bashkinë e Vlorës duke e cilësuar shuarjen e zjarreve një detyrë të pushteti vendor dhe jo të ministrisë së Mbrojtjes. Sipas Peleshit, ministria e Mbrojtjes është në mbështetje kur pushtetit vendor i shterojnë burimet.

"Kemi ende vatra zjarri aktive. Më kritikja, por që është larg rrezikut janë 2 vatrat në Kukës dhe në qarqe të tjera por janë në n kontroll. Deri tani kemi 175 vatra zjarri të shuara, kemi rreth 3 mijë trupa në rang vendi të angazhuara, mbi 1500 forca zjarrfikëse.

E ftoj bashkinë e Vlorës të marrë, të ngihet në lartësinë e detyrës dhe përgjegjësisë ligjore dhe të marrë administrimin, vëzhgimin kontrollon vigjilencën, le të rrinë këtu çdo natë sepse ministria e Mbrojtjes ka detyra të tjera.

Ne jemi në mbështetje, ndonjëherë duke qenë se na shikojnë çdo ditë në TV krijohet perceptimi që  kjo është një detyrë parësore e jona, në fakt ne jemi në mbështetje pasi pushteti vendor ka shteruar  të gjitha burimet e veta, çka do të thotë ligji ngarkon me përgjegjësi administrimi dhe menaxhimi të emergjencave civile bashkitë e vendit tonë. Do të ishte mirë që gjithsecili në kohën e duhur të bëjë detyrën e vet," deklaroi ministri Peleshi.

Aktualisht mbeten aktive 9 vatra zjarresh. Ndërsa vijon puna puna nga toka dhe nga ajri për të izoluar vatrat e zjarrit në “Majën e Rrunës”, njësia administrative Malzi. “Situata nuk paraqet më rrezik për tunelin e Kalimashit, u shpreh Peleshi, duke shtuar se falë punës së përkushtuar është shpëtuar djegia e Parkut të Llogarasë.