Rriten infektimet Covid, 284 raste të reja, 33 të shëruar, 0 vdekje dhe 1,271 pacientë aktivë

Në 24 orët e fundit janë kryer 4,201 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 284 qytetarë, në këto bashki: 79 raste në Tiranë, 24 raste në Shkodër, 22 raste në Lezhë, 13 raste në Durrës, Fier, 12 raste në  Krujë, Kamëz, Kavajë, 11 raste në Korçë, Elbasan,10 raste në Vlorë, 8 raste në Lushnje, 6 raste Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Peqin, 5 raste në Mat, 3 raste në Mirditë, Himarë, Tepelenë, Pogradec, Kolonjë, Poliçan, 2 raste në Sarandë, Gjirokastër, Përmet, 1 rast në Kukës, Has, Kurbin, Shijak, Rrogozhinë, Mallakastër, Konispol, Memaliaj, Devoll, Berat.

Aktualisht janë 1,271 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 34 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. 

Janë shëruar 33 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,503 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (11 Gusht 2021)

Raste të reja ditore         284

Të shëruar në 24 orë       33

Të shtruar në spitale       33

Humbje jete në 24 orë     0

Testime ditore                 4201

Testime totale             942,728

Raste pozitive             134,487

Raste të shëruara       130,503

Raste Aktive                    1,524

Humbje jete                     2,460

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             543

Shkodër          223

Vlorë               150

Elbasan           134

Fier                  140

Lezhë              86

Durrës             83

Berat               48

Kukës              31

Gjirokastër       28

Korçë               36

Dibër                 13