Izolohen flakët sipër Tunelit të Kalimashit, vijojnë të jenë agresive vatrat në Majën e Rrunës dhe Lakut të Thive
Vatra e zjarrit që rrezikonte tunelin e Kalimashit është izoluar dhe thuajse është shuar tërësisht.
Brenda kësaj vatre ka riaktivizime të vogla zjarresh, por pa rrezik e për të cilat zjarrfikësja e tunelit dhe punojnësit e tyre po e mbajnë nën kontroll.
"Duhet theksuar se në sipërfaqen e peshkuar nga zjarri mbi tunel, nuk ka mbetur pothuajse asnjë metër katrore livadhe, shkurre e pyje pa u shkrumbuar, ndaj dhe kjo vatër nuk përbën më kërcënim. Ndërsa vijojnë të jenë aktive dhe agresive dy vatrat e tjera, ajo në Majën e Rrunës dhe e Lakut të Thive.
Në të dy vatrat po punohet nga forcat e angazhuara në përbërje të të cilave janë punonjës të zjarrfikësve, ushtarakë të Detashmentit të Mbrojtjes Rajonale, banorë të zonës, por edhe ata të shërbimit pyjor të Bashkisë Kukës. Të dy vatrat shtrihen në terrene të vështira dhe vënia e tyre nën kontroll është e vështirë dhe përsëri sot është ndërhyrë me helikopter nga ajri.
Nga Rrësheni do te ndihmojë me një bot me gjashtë ton ujë," u shpreh Donald Cenaj, zjarrfikës i tunelit
