Ndërtimi i pallatit te Garda, PD: Tallje me qytetarët, po betonizohet çdo hapësirë publike

Në një deklaratë për mediat deputeti i zgjedhur nga 25 prilli, Belind Këlliçi u shpreh se Erion Veliaj është i gatshëm për të betonizuar me çdo kusht parkun e liqenit për të çimentuar pushtetin korruptiv të shefit të tij Edi Rama.

Ai thekson se Erion Veliaj ishte ai që kërkoi votën e kryeqytetasve me premtimin zero leje ndërtimi dhe vetëm parqe e lulishte, por rezultoi të ishte mashtrimi më i madh sipas Këlliçit.

Këlliçi: Të gjithë e mbani mend një reformë të ashtuquajtur “Reformën e Gardës së Republikës” që ka nisur në vitin 2013 dhe qytetarët shpesh pyesin çfarë është kjo reformë, çfarë është ky plan. Ky plan u konkretizua pikërisht  në vitin 2015 me ardhjen e Erion Veliajt në krye të bashkisë Tiranë. Erion Veliaj i gatshëm për të betonizuar me çdo kusht parkun e liqenit për të çimentuar pushtetin korruptiv të shefit të tij Edi Rama. Erion Veliaj ishte ai që kërkoi votën e kryeqytetasve, po e themi edhe njëherë me një premtim: zero leje ndërtimi dhe vetëm parqe e lulishte. Ky rezultoi të ishte mashtrimi më i madh dhe i paskrupullt që u bë plot 1 milionë banorëve të kryeqytetit të Tiranës.

Këlliçi shton se 1400 metra katrorë është një felë e madhe për të kënaqur shokët e biznesit që presin lejet e ndërtimit në truall në zonë ekskluzive, në qendër të Tiranës sepse këtu apartamentet mund të shumë shtrenjtë.

Këlliçi: 1400 metra katrorë është një felë e madhe për të kënaqur shokët e biznesit. Këtu do të shkulen katër institucione që do të mbillen kulla. Këtu do të shkulen Garda e Republikës, Policia Shkencore, Vetingu i policisë si dhe Autoriteti i Dosjeve për të ndërtuar një hotel 14-katësh. Me Reformën e Gardës të gjithë pronat që administrohen prej saj i kalojnë në pronësi bashkisë Tiranë. Që bashkia Tiranë të bëjë me to çfarë? Çfarë mund të bëje bashkia dhe Erion Veliaj me këto troje? Parqe dhe lulishte? Parkingje publike? Kënde lojërash apo hapësira rekreative? Absolutisht jo! Asnjërën prej tyre. As që i shkon ndërmend Erion betonit për nevoja emergjente të kryeqytetit për më shumë ajër, për më shumë oksigjen, për më shumë gjelbërim e rekreacion sepse ortakët presin lejet e ndërtimit, presin lejen e tij, duan truall në zonë ekskluzive, në qendër të Tiranës sepse këtu apartamentet mund të shumë shtrenjtë, hapësirat mund të jepen me qira me çmime marramendëse.