"Qeveria tallet me ne", banorët e Nartës në Vlorë vuajnë për ujë të pijshëm: Ngordhëm!

Banorët e Nartës në Vlorë në këto ditë të nxehta gushti po vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.

Ata thonë se depozitat tanimë janë bosh.

"Vuajmë, po t'i shikosh me bidonë," thotë qytetari.

"S'ka ujë, s'na vjen ujë," thotë qytetarja.

Thonë se kanë prej më shumë se një muaji që s’ka pikë uji në shtëpitë e tyre.

"Dy muaj pa ujë, jemi pleq. Ngordhëm për ujë," thotë një i moshuar.

"Vite të tëra pa ujë," thotë një tjetër.

"Gjithë jetën pa ujë jemi, ne edhe në dimër s'kemi," thotë qytetarja.

"S'kemi ujë as për të pirë, as për gjë," thotë një qytetar.

Drejtori i Ujësjellësit në Vlorë Shkëlqim Leskaj shkoi të mërkurën në Nartë për të inspektuar zonën, por u prit me kundërshtime të forta nga banorët.

Sipas Banorëve pushtetarët po tallen me ta.

"Problemi i ujit në Nartë është se qeveria tallet me ne," tha banori.

Ata shprehen se edhe për të lartë rrobat detyrohen që t’i dërgojnë në Vlorë.

"I kemi dërguar rrobat në Vlorë për t'i larë. Na vjen për të qarë vetëm për ujin, nuk dimë çfarë të themi," thotë qytetarja.

Zona e Nartës është një zonë ku gjatë verës nuk mungojnë turistët, ndërsa uji i pijshëm vijon të mbetet problem për zonën