Tiranë, trafik mbi 1 ton kanabis dhe posedim kokaine, prangosen 3 persona

Policia e Tiranës ka prangosur shtetasin B. M., 57 vjeç, pasi në dhjetor 2019, i ishte caktuar masa e sigurisë arrest me burg për trafik lëndësh narkotike.

Ky shtetas dyshohet se është i implikuar në ngjarjen e datës 13.12.2019, në pikën kufitare Kapshticë, Korçë, ku gjatë kontrollit në një automjet u gjetën dhe u sekuestruan 1072.4 kg lëndë narkotike kanabis.

Droga e sekuestruar u kap në dy kamionët e bllokuar në pikën kufitare të Kapshticës.

Droga ishte e ndarë në 103 thasë me krunde, të fshehura në dy kamionët me targa AA 874 UZ  dhe AA 701 XO që udhëtonin drejt Greqisë, ndërsa si destinacionan final kishin Turqinë.

Ndërkohë, policia e Tiranës ka arrestuar edhe shtetasit M(G).M(C)., e L. B., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës iu gjetën e iu sekuestrua një sasi lënde narkotike kokainë dhe një kartëmonedhë e dyshuar e falsifikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.