Zjarrfikësit dhe helikopteri holandez "frenojnë" kalimin e zjarrit në Llogora, vatra nën kontroll
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Gusht 2021, 18:02
Rreziku i flakëve për të kaluar nga zona e Karaburunit në parkun e Llogorasë vazhdon të jetë i pranishëm.
Ndërkohë, zjarrfikësit së bashku me helikopterin e ardhur nga Holanda po mundohet që ta ndalin një gjë të tillë.
Ata e kanë ndarë zjarrin duke e shmangur momentalisht kalimin e tij drejt Llogorasë.
Ata shprehen se nëse vazhdon kështu situata, nuk ka rrezik që flakët të përfshijnë këtë park.
Ata shtojnë se nëse në ndihmë vjen edhe një helikopter tjetër atëherë vatra e zjarrit do të shuhet totalisht.

