As Apeli nuk liron nga burgu ish kryepolicin e Vlorës Jaeld Çela

Gjykata e Posaçme e Apelit refuzon kërkesën e Jaeld Çelës për masë më të butë sigurie.

Apeli i GjKKO la në fuqi vendimin e shkallës së parë ndaj ish drejtorit të policisë së Vlorës.

Çela kërkon ndryshimin e masës së sigurisë nga "arrest me burg" në "arrest shtëpie".

Ai kërkoi të linte ambientet e qelisë së burgut 302  

Jaeld Çela, ish-shefi i Policisë së Vlorës, u vetëdorëzua dhe është në hetim pasi dyshohet se ishte garantor i grupit të “Habilajve” në trafikun e drogës.

Jaeld Çela, ishte shpallu fajtor për shpërdorim detyre dhe ishte dënuar me 3.4 vite burgim pretendon se kanë përfunduar afatet e paraburgimit dhe insiston duke theksuar se ka probleme shëndetësore të cilat duhet të trajtohen në mënyrë të specializuar

Në datën 28 shtator pritet që çështja dhe rekursi i të gjitha palëve të shqyrtohet në Gjykatën e Lartë.