Përgjimet futën në grackë të arrestuarit e "Motoristi" : Premtoi 500 kg hashash e 10 kallashnikovë
Togat e zeza caktuan masën arrest me burg për Korab Calën, i konsideruar si kreu I grupit dhe Anton Gjinin, Onfred Dedjan, Gerald Stemën, Klejvis Metallën, Gernard Lalën dhe Alfred Sefën.
Ata u vunë në pranga në aksin Vorë-Fushë Krujë, teksa po lëviznin me tre automjete.
Në njërën prej makinave transportohej lënda narkotike, ndërsa dy të tjerat ishin shoqëruese.
Dosja hetimore ndërkohë ka zbuluar detaje të reja për veprimtarinë e grupit!
Korab Çala, banues në Tiranë sipas prokurorisë ka kryer aktivitet kriminal kryesisht në gjetjen, grumbullimin dhe me pas shitjen e armëve dhe lëndës narkotike.
Sipas prokurorisë, Ai ka kthyer banesën e një familjari në Spitallë të Durrësit në bazë të veprimtarisë kriminale.
Ai citohet të ketë thënë se kishte rreth 30 kg kanabis, ku një kilogram pretendonte ta shiste me 1600 euro.
Nga ana e grupit hetimor është mësuar se ky shtetas është shprehur se një arme zjarri të llojit pistoletë me mulli kërkon që ta shesë në vlerën e 1200 eurove, një armë zjarri automatike në vlerën e 800 eurove.
Ndërkohë përgjimet ambientale të grupit kanë zbuluar se ata merrnin përsipër sigurimin e sasive të mëdha të drogës dhe armëve.
Në një rast një prej tyre thotë se mund gjeje deri në 500 kilogram hashash, 10 pistoleta Glock dhe 10 automatikë Kallashnikov.
