Video/ “Ford-i” merr flakë në ecje dhe shkrumbohet totalisht në Bypass-in e Fierit, shpëton shoferja

Një automjet është përfshirë  nga flakët në Fier.

Mësohet se makina ka marrë flakë në segmentin rrugor pranë spitalit memorial në Fier.

Sipas policisë, "ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, në bypass_in e Fierit. Automjeti tip "Ford", me drejtuese shtetasen D. M., banuese në Tropojë ka marrë flakë në ecje."

Dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike që ka shkaktuar zjarrin. Mësohet se nuk ka persona të lënduar. Në pamjet e siguruara nga Ora News mund të shihet se makina është shkrumbuar totalisht nga flakët.

Forcat zjarrfikese dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes.