Litari me të cilin tentuan të arratiseshin Çekaj e Pjetri, izolohen për 90 ditë
Arbër Çekaj, Fatmir Pjetri dhe bashkëpunëtori I tyre do të qëndrojnë në izolim për gati 90 ditë një ditë pasi tentativa për tu arratisur nga burgu 313 dështoi.
Ndërkohë që janë publikuar foto të litarit të improvizuar me të cilën tentuan të arratiseshin pikërisht të dielën në pasdite (8 gusht 2021)
Pjesë e hetimit do të jenë dhe gardianët e burgut pasi ka dyshime se njëri mund të ketë ndihmuar ata në planin e arratisjes.
Ndërkohë Ora News mëson se i burgosuri tjetër që ndihmoi në tentativën e arratisjes ka qenë Lulzim Çepele, i dënuar për për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;
Ndaj Arbër Çekajt dhe Fatmir Pjetrit do ngrihet edhe akuza e përpjekjes për arratisje dhe goditje për shkak të detyrës.

Arbër Çekaj është i dënuar për tentativën e trafikimit të 613 kg kokainë, sasi e sekuestruar në portin e Durrësit mbyllur në një kontejner bananesh. Për këtë vepër Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë e dënoi atë me 14 vite burgim, një çështje kjo që vijon në shkallët më të larta të gjyqësorit.
Nga ana tjetër Fatmir Pjetri është i njohur si eksponent i të ashtuquajturës banda e "Babagjyshëve" e cila tërhoqi vëmendjen e medies. Ai është i akuzuar për një seri grabitjesh në Shqipëri dhe në Greqi.

