Vijojnë të jenë aktive 3 vatra zjarri në Voskopojë, përfshihet nga flakët një masiv pyjor në Mokër të Pogradecit

Vijojnë të jenë aktive 3 vatra zjarri në pyje. Bëhet fjalë për pyjet e Krushovës në Voskopojë ku vijon të jetë aktive një vatër zjarri në pjesën e pasme të malit që u dogj mbrëmë. Në terren ndodhen ende forcat zjarrfikëse që po punojnë për izolimin e flakëve.

Vijon të jetë aktiv edhe zjarri  mbi fshatin Gjonomadh, pavarësisht  ndërhyrjeve vatra është përhapur. Ndërkohë edhe në fshatin Leshnjë njësia Vithkuq nuk është izoluar ende vatra e rënë sot në mesditë.

Ndërhyrja bëhet vetëm nga toka, por terreni i thyer e bën mjaft të vështirë situatën. Ka lodhje në radhët e forcave të armatosura dhe zjarrfikësve pasi edhe temperaturat kanë qenë të larta, nga ana tjetër nuk është parë e arsyeshme ndërhyrja nga ajri deri më tani.

1 zjarr ka pasur edhe në Pogradec pranë fshatit Lin, por që është neutralizuar dhe fikur nga MZSH.

Ndërkohë një zjarr i madh ka përfshirë edhe masivin pyjor të Aishteve në zonën e Mokrës në Pogradec e njohur si Guri i Nikës.

Drejt vendngjarjes janë nisur punonjës të zonave të mbrojtura dhe emergjencat. Ndërhyrja vetëm me mjete rrethanore pasi  zona është terren malor dhe i thyer.