Nis punën Byroja e Hetimit, krah tyre agjentët e FBI-së
Të 28 fituesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë nisur zyrtarisht punën këtë të hënë, 9 gusht 2021. E cilësuar si FBI-ja shqiptare ajo do të hetojë krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivele të larta.
Garuesit për një vënd në BKH kalon një sere provash si testin fizik, esenë, arsyetimin logjik, intervistën dhe një verifikim të figurës dhe aftësive profesionale.
Për t'i mbeshtetur dhe udhëzuar hetuesit e rinj, për një periudhe kohe brenda ambjenteve të Byrosë Kombëtare do të jënë të pranishëm edhe agjentë të FBI të cilët do të vëzhgojnë nga afër punën.
Përsa i përket 9 oficerevë të policisë gjyqësore të ish-Krimeve të Rënda që vijonin punën në strukturën e posaçme derisa te merrnin detyyrën hetuesit e BKH-së, janë shpërndarë.
Sipas burimeve mësohet se 4 prej tyre do shkojnë tek prokuroria e Tiranës, një në Elbasan, një në Kukes, dhe tre të tjerë ne prok e pergjithshme.
Pak ditë më parë zëvëndës ambasadori i SHBA-së Demian Smith uroi agjentët e rinj duke shprehur besimin se këta hetues do të jenë pikë kyçe në luftën ndaj korrupisonit dhe krimit të organizuar.
Në hapje të garës për një vend në Byronë Kombëtare të Hetimit morën pjesë rreth 700 kandidatë, por vetem 28 prej tyre u kualifikuan, e ndërsa ka filluar puna për përzgjedhjen e kandidatëve të tjerë pasi në përbërje BKH duhet të ketë 60 hetues.
