Çfarë dëmesh: Zjarri në Krushovë të Voskopojës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Gusht 2021, 14:07
Sipërfaqe të tëra me pisha që digjen në Krushovë të Voskopojës.
Ndërsa zjarrfikësit përballen me tymin e flakët e mëdha. Mësohet se punonjësit kanë arritur të hapin kanale me qëllim që flakët të mos përparojnë dhe po punojnë për shuarjen e tyre.
Ministri i Mbrojtjes deklaroi dje se zjarri ishte i qëllimshëm dhe deri tani janë 100 ha sipërfaqe e përfshirë nga zjarri.
