Arratisja e dështuar me çarçafë, 90 ditë izolim për 3 të burgosurit, hetohen gardianët
Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur 1 ditë më parë në burgun 313 në Tiranë, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, ka nisur një hetim për disa prej gardianëve të cilët dyshohen sa kanë bashkëpunuar më 3 të burgosurit më qëllim arratisjen e tyre. Arbër Çekaj, Fatmir Pjetri dhe Lulzim Çelepe janë vendosur në izolim për 90 ditë.
Ky është çarçafi i modifikuar, qe 3 të burgosurit; Arbër Cekaj, Fatmir Pjetri dhe Lulzim Celepe, e sajuan dhe përdoren ne tentativën për tu arratisur nga burgu 313 ne Tiranë .
Ishte ora 15:15 minuta kur të gjithë të burgosurit kishin orarin e ajrimit.
Sipas njoftimit të policisë së burgjeve, Lulzim Celepe i cili vuan dënimin për shfrytëzim prostitucioni, dyshohet se krijoi një situatë kaotike brenda qelisë duke prerë damarët.
Pas kësaj situatë disa prej gardianëve kanë shkuar për të parë situatën e Celepës, dhe ky moment është shfrytëzuar nga dy te dënuarit e tjerë Cekaj dhe Pjetri për tu arratisur.
Ata janë hedhur nga hapësira e ajrimit tek zona e zyrave te administrates, e cila është jashtë perimetrit të sigurisë së lartë, mirëpo u kapën nga gardianët e tjerë.
Njëri prej këtyre te fundit ka marrë plagë në pjesën e kokës dhe disa fraktura pasi është goditur nga 2 të burgosurit.
Të tre të ata, janë vendosur në izolim për 90 ditë, duke qenë nën rrëgjimin e mbikëqyrjes së veçantë.
Në lidhje me ngjarjen grupi i posaçme i SHKBB në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të burgjeve po kryejnë hetimin e thelluar për sqarimin e rrethanave si dhe kryerjen e veprimeve proceduriale për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe autorëve të saj brenda dhe jashtë institucionit.
Për të tre të paraburgosurit po përgatiten kallëzimet penale për kryerjen e veprave penale, të tentativës për arratisje “largim nga vendi I vuajtjes së dënimit” si dhe goditje për shkak të detyrës.
