Aksident në bulevardin “Gjergj Fishta”, motori përplas 55-vjeçaren
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Gusht 2021, 17:00
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë.
Një motor ka aksidentuar në bulevardin “Gjergj Fishta” një 55-vjeçaren, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
"Më datë 09.08.2021, rreth orës 15:40, në bulevardin “Gjergj Fishta”, motomjeti me drejtues shtetasin M. P., 30 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore ende të paidentifikuar, rreth 55 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve." - njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
