Kultivuan kanabis në Skrapar, SPAK çon për gjykim 23 persona, mes tyre edhe 4 policë
Prokuroria e Posaçme SPAK ka dërguar për gjykim 23 persona cilët akuzohen për mbjelljeje kanabisi në Skrapar.
Mes të arrestuarve ka edhe efektivë policie dhe zyrtarë të zonës të cilët dekonspironin operacionet e policisë dhe ndihmonin kultivuesit e drogës.
Këta persona akuzohen për kultivim kanabisi dhe shpërdorimit të detyrës, ndërkohë që arrestimet e tyre janë bërë në Berat e Skrapar.
Operacioni policor për prangosjen e tyre është mbajtur në 8 janar 2021, ku u kapën 176 kg lëndë narkotike e paketuar në thasë.
Janë përgjimet dhe kanabisi i sekuestruar prova më e fortë e prokurorisë për 23 anëtarët e grupit që u arrestua në Skrapar.
Ata kishin krijuar një rrjet të mirëfilltë, që nga infrastruktura, marrja e informacioneve si dhe koordinimi për të fshehur drogën.
Lënda narkotike ishte mbjellë mes bimëve medicinale dhe parcelave me fruta perime, ndërsa për ruajtjen përdoreshin magazina dhe stalla bagëtish.
Trafikantët u ndihmuan nga 4 punonjës policie të cilët koordinoheshin për të shmangur kontrollet në parcelat e trafikantëve.
Këto persona në bashkëpunim me njëri tjetrin i kryenin grabitjet në kohën kur canabisi ishte pjekur dhe ishte koha e korrjes.
Në përfundim të hetimeve janë dërguar për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, 23 të pandehur dhe konkretisht:
1.Arben Lekli, ka kryer veprat penale "Kultivimi i himeve narkotike". "Prodhimi dhe shitja e narkotikeve", kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal. "Grupi i strukturuar kriminal. "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal, të parashikuara nga nenet 284/1, 283/1. 28/4, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal.
2.Sefedin Dokaj, ka kryer veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit t strukturuar kriminal, "Grupi i strukturuar kriminal", "Kryerja e veprave penale nga organizat kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal", të parashikuara nga nenet 284/1, 283/1, 28/4 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal.
3. Alban Bendo, ka kryer veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal. "Grupi i strukturuar kriminal", "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal", të parashikuara nga nenet 284/1, 283/1, 28/4, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal.
4. Fatjon Beshiri, ka kryer veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal. "Grupi i strukturuar kriminal". "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal, të parashikuara nga nenet 284/1, 283/1, 28/4, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal.
5. Anxhela Beshiri, ka kryer veprat penale "Kultivimi i bimeve narkotike". "Prodhimi dhe shitja e narkotikeve kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, "Grupi i strukturuar kriminal", "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal", të parashikuara nga nenet 284/1, 283/1, 28/4..333/a/2, 334/1 të Kodit Penal
6. Esmeraldi Kaposhi, ka kryer veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", në bashkëpunim, parashikuar nga neni 284/2 i Kodit Penal.
7. Selfo Kaposhi, ka kryer veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", në bashkepunim, parashikuar nga neni 284/2 i Kodit Penal.
8. Zylyftar Zhurda, ka kryer veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" bashkëpunim, parashikuar nga neni 284/2 i Kodit Penal.
9. Ilia Ballo, ka kryer veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", në bashkëpunim, parashikuar nga neni 284/2 i Kodit Penal.
10. Olgert Dusho, ka kryer veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike kryer ne bashkëpunim, "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetise dhe sportive". "Falsifikimi monedhave të parashikuara nga neni 284/2, 301 e 183/1 të Kodit Penal.
11. Elson Dusho, ka kryer veprën penale "Kultivimi i bimeve narkotike", ne bashkepunim, parashikuar nga neni 284/2 i Kodit Penal
12. Teki Dusho, ka kryer vepren penale "Kultivimi i bimeve narkotike", në bashkepunim, parashikuar nga neni 284/2 Kodit Penal
13. Fuat Dusho, ka kryer veprën penale "Kultivimi i bashkëpunim, parashikuar nga neni 284/2 i Kodit Penal
14. Enver Muçaj, ka kryer veprën penale "Veprime qe pengojne zbulimin e te vertetes", të parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal.
15. Altin Sula, se ka kryer veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", ne bashkëpunim, parashikuar nga neni 284/2 i Kodit Penal
16. Redian Shimi, ka kryer veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", bashkepunim, parashikuar nga neni 284/2 i Kodit Penal
17. Ilir Shimi, ka kryer veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", ne bashkëpunim, parashikuar nga neni 284/2 i Kodit Penal.
18. Klement Zeqo, ka kryer veprën penale "Shperdorimi i detyrès", ne bashkepunim, parashikuar nga neni 248, 25 i Kodit Penal.
19. Bardhyl Cela, ka kryer veprën penale "Shperdorimi i detyres", ne bashkepunim, parashikuar nga neni 248, 25 i Kodit Penal.
20. Astrit Duro, ka kryer veprën penale "Shperdorimi i detyres" ne,bashkepunim, parashikuar nga neni 248, 25 i Kodit Penal.
21. Neritan Naska, ka kryer veprën penale "Shperdorimi i detyres me bashkepunim, parashikuar nga neni 248, 25 i Kodit Penal
22. Edmond Zotkaj, ka kryer veprën penale "Shperdorimi i detyres ne bashkëpunim parashikuar nga neni 248,25 i Kodit Penal.
23. Fatos Lamaj, ka kryer veprën penale "Shpërdorimi i detyres", ne bashkepunim parashikuar nga neni 248,25 i Kodit Penal

