Qefalisë i jepet tenderi i burgut, kompania e tij "Dajti" dy herë fituese në tenderat me negocim

Kompania e vëllait të administratorit të komunës Dajt ka përfituar një tjetër tender me negocim dhe pa garë. Qendra spitalore e burgjeve për herë të dytë Brenda vitit e ka shpallur fitues Qefalinë për furnizimin me ushqime. Vendimi vjen vetëm një muaj pasi kryeministri Rama I quajti gangrenë për buxhetin këto tendera.

Gangrenë që ha paratë e buxhetit të shtetit i konsideroi kryeministri Edi Rama tenderat pa konkurrentë dhe ato me negocim.

Por edhe këtë fillim gushti prokurimet me bisedime të drejtpërdrejta me kompanitë dhe pa garë nuk mungojnë

Qendra spitalore e burgjeve tiranë i ka dhënë kompanisë Dajti Park të vëllait të administratorit të komunës Dajt Kujtim Qefalia tenderin e radhës për gatimin dhe shpërndarjen e ushqimit të të dënuarve.

Janë 5.5 milionë lekë që do të jepen në 153 ditë.

Në prokurimin me negocim ka marrë pjesë dhe kompania Sori-al që ka ofertuar 8 milionë lekësh.

Megjithatë në dokumentet e prokurimeve publike nuk bëhet e ditur se cilat kanë qenë kërkesat e qendrës spitalore të burgjeve për tu furnizuar në katër muajt e ardhshëm.

Edhe në muajin mars të këtij viti, i njëjti institucion i ka dhënë kompanisë së vëllait të deputetit të PS, por dhe të administratorit të Dajtit një tjetër tender, sërish me negocim.

Vlera prej më shumë se 4 milionë lekësh është dhënë për një afat 30 ditor, por në atë kohë Dajti sh.p.k ka qenë kompania e vetme pjesëmarrëse në tenderin me negocim.

Kjo procedurë nga Open Data është shënuar më flamur të kuq që tregon mungesën e konkurrencës.

Edhe opozita ka akuzuar se kompanisë së Qefalisë i janë dhënë miliona euro tendera pa garë.