Pezullohet tenderi 12 milionë lekë për blerjen e testeve drogë dhe alkool testuese

Një tjetër tender në polici vihet në dyshim nga Komisoni i Prokurimit Publik.

Bëhet fjalë për blerjen e pajisjeve speciale të Policisë Rrugore, Aparate alkooltestues dhe drogëtestues, me një vlerë prej rreth 12 milionë lekësh.

E hapur si procedurë në 1 korrik është pezulluar me vendim të posaçëm pasi një prej subjekteve të interesuara ka konstatuar shkelje në kriteret e vendosura.

“Comfort shpk” ka pretenduar se kriteret e vendosura nuk janë konform ligjit, ndaj dhe i është drejtuar fillimisht me kërkesë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.

Por sipas dokumenteve ky institucion nuk ka reaguar duke e dërguar më tej çështjen në KPP. Pikërisht katër anëtarët që kanë vlerësuar dokumentacionin shprehen se ligji për prokurimin publik, kërkon trajtim të barabartë për të gjithë kandidatët dhe ofertuesit dhe të mos shërbejnë si pengesa për konkurrencën e hapur në prokurimin publik.

Pezullohet tenderi 12 milionë lekë për blerjen e testeve

Pikërisht për këtë shkak Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit i është kërkuar të rishikojë procedurën brenda 10 ditëve.

Policia e rrugore ka kërkuar vlerjen e 61 aparaturave prej të cilave 6 do të jenë drogëtestuese.

Në kritere kërkohet ata të kenë memorie jo më pak se 2 mijë teste dhe të zbulojë disa drogëra njëherësh në një test që nisin me kokainën, kanabisin etj.

Rezultati kërkohet të dalë 2 deri në gjashtë sekonda. Kujtojmë se tenderi nis në një kohë kur aksidentet janë rritur ndjeshëm.

Vendimi vjen kur SPAK ka nisur hetimin për tenderat e uniformave ën policinë e shtetit.