Rregulla të reja për të hyrë në Gjermani, nga 1 gushti duhet test Covid ose dëshmi e vaksinimit
Ambasada e Gjermanisë në vendin tonë ka publikuar kushtet e reja të hyrjes në Gjermani për shmangien e përhapjes së mëtejshme të koronavirus.
Ambasada bën me dije se të gjithë udhëtarët kanë nevojë për një test për koronavirus, dëshmi të vaksinimit ose dëshmi të shërimit nga Covid19.
Teste PCR për udhëtarët mund të realizohen në Shqipëri, rezultati i testit njoftohet zakonisht brenda 24 orëve. Rreth laboratorëve të licencuar informohuni pranë faqes së internetit të Ministrisë së Shëndetësisë shqiptare.
Ambasada e Gjermanisë: Ju lutemi vini re kushtet e reja të hyrjes në Gjermani për shmangien e përhapjes së mëtejshme të koronavirus: Të gjithë udhëtarët për të hyrë në Gjermani tani kanë nevojë për një test për koronavirus, dëshmi të vaksinimit ose dëshmi të shërimit nga Covid19.
Këto rregulla hyjnë në fuqi duke nisur nga dita e diel, 1 gusht 2021, pasi Qeveria Federale ka ndryshuar kushtet e hyrjes në Gjermani për të gjithë udhëtarët.
