Ujërat e zeza shqetësim për banorët në lagjen "5 Maji” në Elbasan: Ka 20 vjet pa kanalizime

Në këto ditë të nxehta të verës, banorët e lagjes “5 Maji” në Elbasan duhet të përballen edhe me një sërë shqetësimesh të tjera.

Ujërat e zeza mbeten shqetësimi më i madh i tyre.

Thonë se prej më shumë se 20 vitesh në këtë zonë nuk është ndërhyrë.

“Mbi 20 vjet duhet të ketë pa kanalizime.  Kam 30 vjet që jetoj në këtë lagje, këtu s’kemi parë një mirësi fare."

Janë të shqetësuar edhe për infeksionet dhe fëmijët.

“Infeksione ka shumë, normal që do të ketë infeksione po dolën ujërat e zeza sipër”.

Rruga dhe ndriçimi është një tjetër problem për ta.

“Kjo rruga jonë afër qytetit është turp I madh kush ta marrë vesh, kemi nevojë për kanalizime, kemi nevojë për ndriçime. Shihni rrugët. Këtu nuk është vënë dorë fare, kanalizime jo, rrugët jo, ndriçimi herë e vejnë herë se vejnë, këtu është bërë katastrofë."

Thonë se janë ankuar disa herë në Bashkinë e drejtuar nga Gledian Llatja por asnjëherë nuk kanë ndërhyrë.

“Shumë herë jemi ankuar, por prapë….Jemi ankuar jemi ngritur në grup, po asnjeri nuk e ka vënë dorën në zjarr.”