Video në rrjetet sociale duke kryer manovra me makinë, policia gjobë të rinjve
Përgjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 9 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Policia bën me dije se janë pezulluar 79 leje drejtimi, nga të cilat 53 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 26 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
Po ashtu janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 1905 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.
Gjatë kontrolleve parandaluese nga Policia Rrugore e Tiranës, krahas sanksioneve administrative të vendosurave ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, përgjatë 12 orëve të fundit janë prangosur edhe 4 drejtues mjetesh, për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Gjithashtu, bazuar në pamjet filmike të publikuara në rrjetet sociale dhe verifikimet e kryera nga ana e Policisë Rrugore, janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë 50.000 dhe 1000.000 lekë të rinj, dy drejtues mjetesh që kryenin manovra të rrezikshme në rrugë.
“Drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi M. C., nga Durrësi, filmonte veten duke kryer manovra të rrezikshme pranë kryqëzimeve dhe duke kaluar shpejtësinë gati dyfish mbi normën e lejuar në qendrat e banuara. Është ndëshkuar nga Policia Rrugore e Durrësit me masë administrative 50.000 lekë të rinj.”- njofton policia.
Mos shpejtoni, mos kryeni parakalime të gabuara, mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, vendosni rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, qëndroni në radhë kur lëvizja është e ngadaltë për shkak të fluksit të lartë të automjeteve, respektoni rregullat e qarkullimit rrugor.

