Ndahet nga jeta ish-deputeti i Partisë Demokratike

Është ndarë nga jeta ditën e sotme ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ahmet Osman Osja.

Lajmin  e ka bërë me dije PD e Shkodrës, ku shkruan se ai ishte ndër qytetarët e parë që gjetën kurajon për të sjellë ndryshimet demokratike në vend.

Ahmet Osja, përfaqësoi Partinë Demokratike në legjislaturën e viteve 92’-96, si një ndër deputetët më të votuar në rang Republike.

PD Shkodër: Partia Demokratike dega Shkodër, përcjell  me trishtim lajmin e ndarjes nga Jeta të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ahmet Osman Osja. Ish deputerti Osja, vijoi traditën e familjes së tij fisnike duke kontribuar gjerësisht  për Kombin. Ishte ndër qytetarët e parë që gjetën kurajon për të sjellë ndryshimet demokratike në vend. Me fjalën bindëse të tij dhe me mençurinë e qetësinë karakteristike u ba personi rreth të cilit u mblodhën me mijëra vetë  duke qenë kështu një ndër demokratët më të dashtun e më të respektuar.

Ahmet Osja, përfaqësoi Partinë Demokratike në legjislaturën e viteve 92’-96, si një ndër deputetët më të votuar në rang Republike. Fjalimet e tij do të mbahen mend për theksin që vendosi në gëzimin e të drejtave të individit e kryesisht në të drejtat  pasurore.  Ishte deputeti që dëgjoi çdo individ dhe iu gjend pranë çdo kujt, e që me durim e me thjeshtësi u përpoq  për realizimin e të drejtave të gjithsecilit.  Kontributet e tij kanë vijuar pandërprerje sikurse do të vijojnë si udhëzime përherë përmes kujtesës dhe botimeve të shumta që na la si trashëgimi e dijes së tij të gjerë dhe hulumtimeve në terren. Partia Demokratike, pati fatin të ketë si përfaqësues të saj njeriun e ditur, të urtë e diplomat e ne do ta Vlerësojmë përherë profesor Ahmetin për gjithçka që na  ofroi. Në këtë ditë jemi pranë familjes, dashamirësve  dhe të njohurve të tij.