Peleshi: 300 mijë litra ujë janë hedhur mbi Karaburun, FA do të vazhdojnë për të eliminuar çdo vatër zjarri
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar sërish lidhur me zjarret e rëna në vend përmes një postimi në Facebook.
Duke postuar një video nga helikopteri i ushtrisë teksa shuan zjarrin, ai shkruan se mbi 300 mijë litra ujë janë hedhur mbi zonën e Karaburunit për të neutralizuar vatra të ndryshme zjarri.
Ai shton se operacionet e Forcave të Armatosura do të vazhdojnë me intensitet për të eliminuar plotësisht çdo vatër.
Peleshi: Mbi 300 mijë litra ujë janë hedhur mbi zonën e Karaburunit për të neutralizuar vatra të ndryshme zjarri. Operacionet e Forcave të Armatosura do të vazhdojnë me intensitet për të eliminuar plotësisht çdo vatër. Temperaturat e larta, relievi dhe era e bëjnë akoma më kompleks operacionin. Ndërkohe janë marrë të gjitha masat që ne rast nevoje të shtohen trupat dhe mjetet nga ajri dhe toka.
