15 minuta ujë në ditë/ Qytetarët: S’kemi ujë në rubineta, Veliaj “fajëson” mediat

Edhe pse kryetari i bashkisë Tiranë vijon të flas për furnizimin pa ndërprerje  me ujë të pijshëm dhe bën ende premtime të tilla shumë zona në Tiranë shprehin shqetësimin e tyre për ujin me orar të reduktuar që vjen në çezmat e tyre. Zona pranë shkollës së bashkuar, pranë rrugës Dhimitër Kamarda,e zona të tjera të kryeqytetit thonë se mungesa e ujit po u shkakton dëme dhe në prishjen e pajisjeve elektroshtëpiake.

Në kushtet kur vendi po përjeton ditët më të nxehta të vitit, problemi i furnizimit të kufizuar me ujë të pijshëm bëhet edhe më i madh, ndërsa shumë prej qytetarëve kanë shprehur ankesa. Rasti më flagrant është i këtij banori, i cili thotë se në çezmë i vjen furnizim vetëm 15 minuta në ditë.

“Kryebashkiakun e Tiranës, zotin Veliaj desha me pyet se del atje dhe thotë vjen 24 orë nëpër shtëpi. Ujë vjen çerek orë ne mjesë”

Qytetarët thonë se pa një zgjidhje konkrete, janë detyruar që të përdorin ende depozitat.




“Kemi një depozitë të vogël në shtëpi, po çfarë mund të bësh me të derisa sat ë vijë uji, megjithatë rrofshin këto që po bëjnë kullat. Me të blerë, ujin për të pirë dhe për të gatuar. Uji vjen 20 minuta sa për të mbushur një depozitë. S’ka ujë për të vënë një lavatriçe”

Edhe pse mediat kanë raportuar vazhdimisht për këtë gjendje, Kryebashkiaku Veliaj zgjedh të merret me gazetarët, por jo me problemin.

Premtimet e Veliajt  thonë qytetarët vlen vetëm për zonat ku jetojnë “të pasurit”.

“Se atje nuk jetojnë këto vipat”

Pavarësisht rritjes së çmimit të ujit me argumentin e përmirësimit të rrjetit, furnizimi pa ndërprerje 24 orë duket se është ende larg.