Yuri Kim-Berisha, Baçi: Kush i del kundër SHBA-së, lufton interesat tona, t'i biesh murit me kokë

Në një intervistë për Ora News, publicisti Agim Baçi u shpreh se SHBA është partner i pazëvendësueshëm për Shqipërinë dhe se kush mendon se lufton kundër SHBA-së lufton kundër interesave të vendit tonë.

Ai tha se PD është një parti që ka parë gjithmonë drejt vlerave dhe ajo që ka ardhur nga SHBA ka qenë me shumë rëndësi.

Baçi: SHBA është partner i pazëvendësueshëm për Shqipërinë. Kush mendon se lufton kundër SHBA-së lufton kundër interesave të Shqipërisë. Ambasadorja është përfaqësuesja e SHBA dhe zyrtarët e partive duhet ta shohin si të tillë. Nuk mund ta zgjidhë me votë as anëtarë i këshillit kombëtar të PD ai nga Puka, Tirana, etj., një çështje që është kaq e madhe. Duhet të shmanget ky lloj raporti. PD është një parti që ka parë gjithmonë drejt vlerave dhe ajo që ka ardhur nga SHBA ka qenë me shumë rëndësi. Ne duhet të duam Shqipërinë më shumë se partinë. Zhdukja e idhujve është me interes në çdo pjesë të partisë dhe shoqërisë. Ne do ta shikojmë në këtë këndvështrim.

Baçi shtoi se ambasadorja e SHBA-ve po gjykohet emocionalisht nga disa njerëz që nuk marrin vesh nga politika, duke theksuar se rezultati një procesi të tillë dihet.

Baçi: SHBA është shumë e rëndësishme për ne. Ne kemi parë që Xhorxh Bush erdhi në Shqipëri dhe shpalli pavarësinë e Kosovës në mes të Tiranës. Ne duhet të jemi mirënjohës në këtë aspekt me ata njerëz. Njerëz që emocionalisht gjykojnë ambasadoren janë njerëz duke përdorur emra e mbiemra që nuk kanë kuptuar nga politika, dhe gjëja më e mirë që duhet të bëjë në betejë me SHBA është të lehtësojë këtë lloj marrëdhënie duke e mbështetur fort, sepse është një betejë që ia dimë destinacionin. Do i biesh murit me kokë dhe në fund do të të dhëmbë koka.