“O maskarenj”/ Revoltohet gruaja për ndërtimet në Sinec: “Salillarit” nuk ia falim, po na merr shpirtin edhe gjykatësi në Vlorë
Një banore e revoltuar në fshatin Lumas i ka dalë para skrepit duke ndaluar punimet që po shkatërrojnë shtratin e lumit Sinec.
Në një video të publikuar nga ish-Kryeministri Sali Berisha, gruaja e cila ndodhet në mes të shkurreve, ka hedhur akuza drejtpërdrejt ndaj Kryeministrit Edi Rama, dhe kompaninë ‘Salillari SHPK,” që sipas saj ka shkatërruar rrugët e Shqipërisë .
“O maskarenj, për të mbrojtur një bythë oligarkësh…Salillarin.. Një maskara që e shkatërroi Shqipërinë, nuk la rrugë pa shkatërruar. Tani ka filluar me lumenjtë dhe burimet. Nuk do t’ja falim. Edhe i lutem që të vejë drejtësia në vend se po na merr shpirtin edhe gjykatësi në Vlorë. Kemi vajtur 3 herë dhe nuk i jep të drejtë as në popullit të varfër dhe as atij larit që e ushqen me para. T’ja japë të drejtën që të dimë dhe ne ku të drejtohemi. Ka Gjykatë Apeli, Gjykatë të Lartë, Kushtetuese. Nuk ia fal! Pikë! Këtu do rri,”-shprehet ajo.
Krahas videos, Berisha ka ndarë edhe mesazhin e banorit që i ka nisur videon e gruas, i cili shprehet se dëmi që po bëhet me punimet është i jashtëzakonshëm pasi nuk po punohet sipas projektit të miratuar nga Bashkia.
“Demi eshte I jashtezakonshem dhe nuk po punohet sipas projektit te miratuar nga bashkia,pasi sipas projektit punimet te kryhen anes rruges dhe Jo n lum.Demi ekologjik eshte I jashtezakonshem.po ju nisim dhe video.Projekti eshte devijuar pa leje per shkak te resistances se banoreve .Ky Krim mjedisor eshte Duke u kryer ne presence te rreth 60 forcave te policise me urdher te shefit te komisariati te policise Kucove Geron Seitllari me urdher te Drejtoria te Pergjithshem te Shtetit Ardi Veliu .”-shkruan qytetari.

