Përplasen dy mjete ne Bulqizë, plagosen disa persona, nisen me urgjencë drejt spitalit

Një aksident është regjistruar pasditen e stome në Gjoricë të Bulqizës.

Burime bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë kanë mbetur disa persona të plagosur.

Një mjet tip “Benz” dhe një mjet tip “Fuoristradë” u përplasën kokë më kokë mbi Urën e lumit Drin në Gjoricë, pjesë e rrugës së Arbrit.

Në të dy automjetet ndodheshin disa persona të cilët kanë pësuar lëndime, ndërsa u transportuan me urgjencë drejt spitalit Rajonal Dibër. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij aksidenti.

Vendi ku ndodhi aksidenti është pjesë e rrugës së Arbrit por ende nuk është kolauduar për të qarkulluar në të. Shpeshherë ka pasur aksidente pasi mjetet lëvizin me shpejtësi të lartë.