Rama publikon videon: Angazhimi disaditor i Ushtrisë për shuarjen e zjarreve meriton respekt
Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën e krijuar nga zjarret në vend, për shkak të temperaturave të larta të verës.
Ai ka publikuar një video të Forcave të Ushtrisë që janë angazhuar për shuarjen e flakëve, ndërsa thekson se puna e tyre në terren meriton respekt e inkurajim.
Rama: Angazhimi disaditor për shuarjen e zjarreve në Karaburun e jo vetëm, nga Forcat e Ushtrisë dhe trupat Rangers në terren meriton respekt e inkurajim, në një kohë kur shumë vende po përballen me kërcënimin e zjarreve #SkaKohëPërPushim.
Ndërkohë, me herët ishte ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ai i cili ka zbritur në terren nga ku ka sulmuar kritikët.
Sipas tij Shqipëria është më mirë se vendet e rajonit, teksa për kritikët shton se presin shuarjen e flakëve në një ditë. Nga ana tjetër ambientalistët shtojnë se në Shqipëri nuk ka një plan afatgjatë.
