Bashkia Sarandë skualifikon ofertën më të ulët, KPP i ndryshon vendimin

Komisioni i Prokurimeve Publike ka publikuar vendimin përmes të cilit detyron bashkinë e Sarandës të përfshijë në tenderin për shtrimin e rrugëve kompaninë që ka dhënë çmimin më të ulët.

Reagimi vjen pas refuzimit të kryetarit të bashkisë Adrian Gurma për të lejuar konkurrencën në garën me vlerë 5.7 milionë lekë.

Në tenderin e hapur më 14 prill 2021 kanë marrë pjesë 4 operatorë ekonomikë, 3 prej të cilëve janë skualifikuar, pikërisht ata që kishin dhënë ofertën më të ulët duke u shpallur fituese kompania dinamika me oferë rreth 5.7 milionë lekë.

Pas ankimimit të Tea D shpk, që ofertoi 4.2 milionë lekë, Komisioni i Prokurimeve Publike ka kërkuar informacion mbi procedurat e ndjekura.

Por për shkak se nuk ka pasur reagim kryebashkiaku është gjobitur me 50 mijë lekë, që rezulton edhe më minimalja.

Por vendimi është shoqëruar me heshtje ndaj KPP ka kërkuar rikthimin në garë të ankimuesit, gjë që sërish është shoqëruar me heshtje.

Konflikti ka nisur pikërisht në kohën kur kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk do të lejojë më asnjë tender pa garë dhe me kritere të qepura si kostum me porosi. Madje ai ka deklaruar se do të kërkojë hetime

Pikërisht në këtë periudhë KPP vendosi dhe gjobën minimale, e tashmë u detyruar të ndërhyjë duke kërkuar rikthimin në garë të kompanisë që dha vlerën më të ulët.