Shikoni si është shkrumbuar kurora e pishave në kodrat e Mamurrasit, dyshohet se zjarri ishte i qëllimshëm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Gusht 2021, 14:41
Pamjet e Ora News tregojnë shkrumbimin e kurorës së pishave në kodrat e Mamurrasit.
Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Policia ka shoqëruar disa persona, të cilët pas marrjes në pyetje janë lënë të lirë.
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit lëshoi një tjetër alarm të hënën duke paralajmëruar rrezik të lartë për zjarret në 10 qarqe të vendit.
Sipas IGJEUM, vetëm Durrësi dhe Dibra në dy ditët e ardhshme janë jashtë hartës së rrezikut serioz, ndërsa të ekspozuara janë Shkodra, Kukësi, Fieri, Vora dhe Gjirokastra.
Sipas po të njëjtit lajmërim, deri të mërkurën temperatura pritet te jete 37 gradë Celsius.

