Alarm për zjarre në 10 qarqe, në rrezik Karaburuni

Forcat e Ushtrisë në bazën ushtarake të Pashalimanit u vendosën në gatishmëri paraditen e së hënës, 2 gusht, pasi flaket e Karaburunit qe digjet prej 11 ditesh, u afruan afër kësaj zonë të rëndësisë së veçantë.

Pavarësisht se të dielën në ndihmë të zjarrëfikësve që po punonin në kushte të vështira shkoi një helikopter, vatrat e zjarrit nuk u vunë nën kontroll. Këtu është përqëndruar edhe ushtria si dhe  forcat ajrore dhe tokësore  

Jemi përqëndruar me mjete ajrore dhe tokësore” tha ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi i cili sot paradite shkoi në Karaburun për të parë nga afër situatën.

Vatra aktive mbeten edhe në Tragjas.

Flakët janë afruar deri në kodrat e Radhimës, ndërsa ato kanë kaluar edhe në anën tjetër në fshatrat e lumit të Vlorës, ku me e rrezikuar është Lapardhaja.


Jo vetem jugu është përfshirë nga zjarret. Pamjet e Ora News tregojnë shkrumbimin e kurorës së pishave në kodrat e Mamurrasit.

Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Policia ka shoqëruar disa persona, të cilët pas marrjes në pyetje janë lënë të lirë.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit lëshoi një tjetër alarm të hënën duke paralajmëruar rrezik të lartë për zjarret në 10 qarqe të vendit.

Sipas IGJEUM, vetëm Durrësi dhe Dibra në dy ditët e ardhshme janë jashtë hartës së rrezikut serioz, ndërsa të ekspozuara janë Shkodra, Kukësi, Fieri, Vora dhe Gjirokastra.

Sipas po të njëjtit lajmërim, deri të mërkurën temperatura pritet te jete 37 gradë Celsius.