"O mirë se na erdhe" në Zallë Dardhë/ Festa tradicionale bën bashkë banorët e mbetur me të larguarit

Në zall Dardhë të Dibrës u rikthye Festa tradicionale “o mirë se na erdhe” që bën bashkë banorët e mbetur me të larguarit. Synimi është ruatja e traditës por dhe provimimi zonës me potenciale për turizëm!

“O mirë se na erdhe” në Zall Dardhë të Dibrës nuk është vetëm një fjali për të treguaar mikpritjen, por edhe një festë.

Njihet si festa e Kuvendit të Zall Dardhës e festohet ditën e parë të Gushtit!

“Të bëjmë festë, të gëzojmë ashtu siç kanë bërë të parët tanë”

Kremtohet me këngë e valle popullore.

Aktiviteti traditë që u rikthye pas një viti shkëputje për shkak të pandemisë, bëri bashkë banorët e zonës me ata që rrënjet i kanë atje por ndër vite janë larguar.

“Unë edhe me shkop sikur të jem, këtu do vijë, shumë keq kanë bërë ata që nuk kanë ardhur."

Mes tyre edhe personalitete nga fusha te ndryshme siç ishte dhe pjesemarrja e artistit Bujar Kapexhiu i cili u shpreh i mahnitur me zonën e Zalldardhës.

“Këtu qenka me të vërtetë kaë bukur, sa mua kur të më pyesin, tani kam dëshirë të them se jamë nga Zallë Dardha”- shprehet ai.

Këngëtarët dhe Ansambli i njohur “Kuvendi i Zalldardhës” krijuan atmosferë festive.