Përplasen makinat në Rrugën e Kombit, plagoset i moshuari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Korrik 2021, 13:15
Një i moshuar mbeti i plagosur në një aksident në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot-Rrëshen.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Skuraj, ku dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën.
Për pasojë ka mbetur i plagosur një 80-vjeçar, i cili është dërguar në spitalin e Rreshenit.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

