"Edhe pak ditë…", Subashi i përgjigjet Bashës: Ajo fushë do të jetë njolla e turpit për Lulëzimët që donin ta mbanin gjallë

Kreu i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, ka reaguar pas akuzave të Bashës për djegien e mbeturinave në Fier.

Në një postim në facebook, Subashi thotë se Basha nuk ta të drejtë morale për të folur për këtë situatë pasi ka bërë të gjitha përpjekjet për të penguar investimin e qeverisë për impiantin e ri.

Subashi: Lulzimi paska reaguar sot për plehrat në Fier!!Po si ka mundësi?!Ku e gjen të drejtën morale?! Lulzimi dhe të "tijët" në Fier që votuan kundër në Këshill Bashkiak për emergjencën mjedisore te fusha ekzistuese 70 vjeçare, që votuan kundër dhe bënë të gjitha përpjekjet për të penguar investimin e qeverisë për impiantin e ri, që organizuan pafund protesta duke helmuar mendjet e njerëzve për ndërtimin e impiantit të ri, duke e shtyrë rreth 2 vjet në kohë përfundimin e tij, që vazhdojnë të shpifin pa fund për gjoja helmimin e ujërave, të ajrit, të tokës nga impianti i ri, sot dalin dhe bëjnë të pafajshmin, apo të paditurin?!E kanë të kotë!

Subashi shprehet i bindur se dhe pak ditë dhe historia e plehrave për Fierin në atë fushë 70 vjeçare do të marrë fund njëherë e përgjithmonë.

Subashi: Ajo fushë do të jetë një kujtim i hidhur për të gjithë, por në rradhë të parë do të jetë njolla e turpit për Lulëzimët që donin ta mbanin gjallë me çdo mjet e mënyrë. Fund plehrave në qytet!