Shiste kokainë në doza të vogla, pranga 32-vjeçarit në Vlorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Korrik 2021, 10:56
Një 32-vjeçar në Vlorë është arrestuar për shpërndarje të drogave të forta në doza të vogla.
Në pranga ka rënë Amarildo Gockaj, banues në lagjen “10 Korriku”.
Në cilësinë e provës materiale iu sekuestrua kokainë, një pjesë e saj e ndarë në doza gati për shitje.
"Arrestimi i tij u bë pasi, në lagjen "24 Maji", Vlorë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij dhe gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike të dyshuar kokainë".
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

