Dogji ullishtet në Radhimë, arrestohet 51-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Korrik 2021, 10:21
Një 51-vjeçar, banues në Orikum, është arrestuar nga policia për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Shtetasi me iniciale V. H dyshohet se ka djegur me zjarr, dy parcela me ullinj në pronësi të shtetasve B. Sh. dhe N. Sh.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme, në vendin e quajtur “Përroi i Verandës”, Radhimë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
