Kanabis në pyjet e Pezës, tre të arrestuar dhe dy në kërkim

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Të arrestuarit janë Mondi Vervali, 28 vjeç, Zyber Tusha, 42 vjeç dhe Qerim Tresa, 58 vjeç.

Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit Altin Plaku, 35 vjeç dhe Klajdi Tresa, 24 vjeç.

"Këta shtetas, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë kultivuar bimë narkotike në një sipërfaqe të pyllëzuar, në vendin e quajtur “Dorëz”, Pezë e Madhe".

Gjatë kontrolleve në banesat e 3 shtetasve të arrestuar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 3 armë gjahu dhe sende të tjera të kundërligjshme.  

Materialet u referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.