Dhjetëra hektarë të djegur nga zjarri në Karaburun, pritet aprovimi i ndërhyrjes ndaj ajri

Zjarri i rënë disa ditë më parë në Gadishullin e Karaburunit është kthyer në një shqetësim serioz, ndërsa me dhjetëra hektarë sipërfaqe janë shkrumbuar deri më tani.
Terreni tej mase i vështirë për të nderhyrë për shkak të largësisë nga Vlora si dhe era e detit ka favorizuar flakët.
Për shuarjen e zjarrit është kërkuar edhe ndërhyrja nga ajri, por deri në këto moment nuk është aprovuar ende.
Në Vlorë, vatra shqetësuese të zjarrit ka edhe në Svërnec e Tragjas.
Gjithashtu në Fier veç fushës së mbetjeve janë aktive edhe disa vatra të tjera të zjarrit që kanë djegur deri më tani mbi 70 hektarë sipërfaqe.
Lidhur me zjarret e ditëve të fundit, Kontrolli i Lartë i Shtetit me urdhër të kryetarit Arben Shehu,ka nisur një kontroll mbi të gjitha strukturar e reagimit kundër zjarrit.
Inspektorët e KLSH kanë zbritur në të gjitha qytetet problematike përfshirë Vlorën dhe Fierin ku situata paraqitet më e rëndë.
KLSH bën me dije se do të verifikojë edhe tenderimet për paisjet e zjarrëfikësve si dhe hallkave të tjera të emergjencave civile nëse përputhen fizikisht me ato që janë blerë si dhe mungesën e tyre gjatë operacioneve.

