FNSH në Lezhë mësyn lokalin ku luhej poker, vë me shpatulla pas murit klientët

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA mësynë në Lezhë në kuadër të operacionit të koduar “Poker” për goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.

Tre persona janë vënë në pranga ndërsa janë procedura në gjëndje të lirë 23 të tjerë si dhe është sekuestruar një sasi lënde narkotike, tavolinë pokeri e çipsa

Operacioni u ndërmor mbrëmjen e 29 korrikut nga shërbimet e Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Forcat Speciale RENEA

Policia kishte informacion se Nikolin Prenga ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në ambientin e lokalit të tij.

Në pranga ka rënë 46 vjeçari Prenga pronar I lokalit si dhe një 21 vjeçar punonjës në lokal, banues në Mirditë për "Organizimi i lotarive të palejuara", "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara" dhe "Përshtatja e lokalit për përdorim drogë".

Gjithashtu është arrestuar edhe Xh. S., 21 vjeç (klient në lokal), për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe “Nxitja për përdorimin e drogës". Këtij shtetasi, nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet një sasi e dyshuar cannabis sativa. 

Gjithashtu, në vijim të veprimeve u proceduan penalisht 23 shtetas të tjerë, klientë në lokal, për veprën penale "Organizimi i lotarive të palejuara".

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lëndë narkotike e dyshuar cannabis, një tavolinë pokeri, çipsa, dy kompjuterë dhe dy aparate celular.

(Shenim:Lajmi u perditesua)